Zbardhet dëshmia e Tahirit në gjykatë: Me fusni edhe në burg
Pëlqej
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme të bllokojë pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri u paraqit sot në orën 9:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku dhe u mor vendimi kundër tij.

Në përfundim të seancës, avokati i ish-ministrit deklaroi se ky hap i Gjykatës pritej duke thumbuar kështu edhe njëherë instancat e drejtësisë në vend.

Burime brenda sallës bëjne me dije se Tahiri është shprehur kundër vendimit duke deklaruar se këto prova ishin me kohë, dhe nuk ka asnjë provë të re.

“Mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. Këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”- ka deklaruar Tahiri në sallën e gjyqit. /albeu.com/



Shtuar më 15/12/2017, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori