Zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori, si u sigurua videoja e dytë
Pëlqej
Së fundmi është zbardhur dëshmia e dputeti të PD-së, Ervin Salianji në Prokurori.

“Kam marrë informacion që nje person kerkonte zyrtare te larte ne Seline e PD, perfshire edhe mua, duke thene ne kafen e PD qe ai kishte qendruar gjate me Albert Veliun per ta mbrojtur dhe ruajtur nga kercenimet pas publikimit te audiopergjimit ku perfshihej ne trafik droge vellai i ministrit te brendshem dhe kerkonte te paguhej per sigurine e Veliut. Ai kercenonte se nese nuk paguhej ai do shkonte te marrte leke nga PS duke u shtirur si Agroni.Ne keto rrethana duke qene se kam qene nje prej deputeteve qe kam publikuar audioskandalin ku vellai i ministrit ishte perfshire ne trafik droge ai me kerkonte dhe mua. E theksoj nje person i panjohur per mua.” -mësohet të jetë shprehur Salianji.

Ndër të tjera Salianji ka deklaruar edhe se si e kishte siguruar video-përgjimin e dytë në lidhje me çështjen "Babale".

“Florenc Hoxha ish shef komisariati dhe ekspert i kriminalistikes kishte lene ne recepsionin e partise nje videoregjistrim me kete person, ai me tha qe ky person kerkonte te takohej me mua dhe pasi e kishte pare te dyshimte, prej eksperiences se gjate qe ka pasur ne policine e shtetit per te perballur me delikuente e kishte regjistruar ne momente relaksi dhe qetesie te plote per cfare i kishte ofruar Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.” deklaron Salianji. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori