Zbardhet dëshmia e policit që u përball me të shumëkërkuarin: Me kapuç në mot të nxehtë
Ka qenë kapuçi i vënë në kokë në një mot të nxehtë ai që ka tradhtuar Orgest Bilbilin teksa shëtiste i qetë rrugëve të Tiranës.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e policit, i cili qëlloi për vetëmbrojtje ndaj Orgest Bilbilit teksa ky i drejtoi dy herë pistoletën ndërkohë që efektivi i “Shqiponjave” i kërkoi mjetin e identifikimit.

Në dëshminë dhënë kolegëve të tij pas ngjarjes së rëndë me dy të plagosur në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” është shprehur se ka parë në rrugë një të ri të veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, ndërkohë që moti ishte i nxehtë. Në këtë moment, polici ka dyshuar duke e ndaluar për t’i kërkuar fillimisht lejen e qarkullimit dhe një mjet identifikimi.

Por, Orgest Bilbili nuk ka zbatuar kërkesën e policit duke u larguar me vrap. Në këtë moment, siç ka deklaruar polici, ky i fundit i është vënë pas me vrap duke i kërkuar sërish që të ndalojë, por Orges Bilbili i ka drejtuar dy herë armën.

Në këtë moment, polici ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty.

Shtuar më 10/04/2020, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori