Zbardhet dëshmia e gardistit: Ndoka e kapi nga xhaketa, e ftoi në kafe
Sa i takon seancës së djeshme për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri, ka dëshmuar edhe një nga gardistët që ka ndërhyrë për të mbajtur Arben Ndokën.

“Panorama” raporton se gardisti Erion Kolaveri ka thënë në Gjykatën e Lartë se Ndoka e ka kapur prej xhakete Strazimirin dhe më pas e ka ftuar për kafe. Gardisti nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë Strazimiri dhe pas këtij momenti, Ndoka e ka qëlluar. Në dëshminë e tij, Strazimiri ka thënë se atë e kanë kërcënuar me vdekje, përveçse e kanë qëlluar.

Oficeri i Gardës së Republikës që neutralizoi Arben Ndokën pasi goditi deputetin e PD, Gent Strazimiri, rrëfeu dje në Gjykatën e Lartë bisedën mes dy deputetëve para grushteve.

Sipas dëshmitarit Erion Kolaveri, Ndoka i kishte bërë ftesë për kafe deputetit Strazimiri, kur e kapi tek jaka e xhaketës. Oficeri i Gardës ka rrëfyer momentet e dhunës. Pasi shpjegoi detyrat e tij funksionale në mbarëvajtjen e seancës plenare dëshmitari tha:"Unë dola në korridor pasi doli deputeti Ndoka. Dola pas tij pasi kur ka përplasje verbale mes deputetëve në sallën e Kuvendit, ne jemi vigjilentë edhe për të shmangur ndonjë konfrontim fizik që mund të ndodhë gjatë daljes. Atë ditë pati replika mes Strazimirit dhe Ndreut", tha dëshmitari. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori