Zbardhet dëshmia e Fabio Dukagjinit: Ma mori shokun rrjedha e ujit
Pëlqej
Ditën e djeshme në "Shpella e Pëllumbasit" ranë dy djem të rinj.

I riu Fabio Dukagjini, i shpëtuar dje pasi ra në kanionet pranë Shpellës së Pëllumbasit në rrethinat e Tiranës, bëri një dëshmi tronditëse për familjen e 20 vjeçarit Xhorxho Seferi, kërkimet për të cilin vazhdojnë edhe sot.

"U hodh në lumë për t'u larë, e mori rrjedha e lumit. Nuk e pashë. Nuk e shpëtova dot, u përpoqa ta ndihmoj. Shkuam për qejf", -mësohet të ketë thënë 21 vjeçari.

Ende nuk është gjetur i riu Xhorxho Seferi, kërkimet për të cilin nisën mëngjesin e sotëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori