Zbardhet dëshmia e durrsakut që vrau me levë gruan: Kishte 30 vite që më nxinte shpirtin
"Kishte 30 vite që ma nxinte shpirtin, nuk mund të duroja dot më..."

një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës duke prekur opinionin publik, pasi u shënua krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orësh.

63-vjeçari Ruzhdi Tasuni vrau me levë pas koke në derën e dyqanit, bashkëshorten e tij 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.

Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.

Ndërkohë është mësuar edhe çfarë ka deklaruar në polici autori i vrasejes i cili tashmë ka shprehur pendesën.

Ai ka deklaruar se rreth dy muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.

Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.

I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjaknxehtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.

Pas krimit 63-vjeçari, është vetëdorëzuar në polici, dhe është shprehur se vrasjen e ka kryer për shkak të tradhtisë. Ai është shprehur: Kishte 30 vite që ma nxinte shpirtin, nuk mund të duroja dot më.

Shtuar më 26/02/2020, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori