Zbardhet dëshmia e dibranit që vrau në derën e shtëpisë babain e tre fëmijëve
Pëlqej
Vazhdojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit në Dibër ndërkohë i dyshuari kryesor vazhdon të deklaroje se nuk ka lidhje me krimin e rëndë.

Viktimë mbeti biznesmeni Elsi Kosiqi ndërsa autor për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë Mahmut Gega.

Pavarësisht se Gega e mohon krimin, burime nga policia e Dibrës bëjnë me dije se janë mbledhur prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e tij.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

I arrestuari, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij por ky pohim hidhet poshtë nga Policia. /albeu.com/


Shtuar më 22/03/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori