Sarri optimist për De Ligt: Do bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se mbrojtësi i ri, Matthijs de Ligt, do të shndërrohet në më të mirin në botë.

Lojtari u ble 75 milion euro nga “Zonja e Vjetër” dhe pritshmëritë për të janë të larta.

“Jam i bindur se ai do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë”, tha Sarri.

“Muajt e parë pati vështirësi, është normale, vend i ri, ligë e re, gjuha e shumë gjëra, por çdo ditë po ambientohet dhe dalëngadalë do të tregojë më të mirën”, theksoi tekniku i Juventusit.


Shtuar 7.01.2020 09:10