Zbardhet axhenda zyrtare e konferencës së Berlinit
Pëlqej
Zbardhen detaje të Konferencës së shteteveBallkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Berlin.

“Këtë të enjte, më 28 gusht do të zhvillohet në Berlin një Konferencë për Ballkanin Perëndimor. Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të ShteteveBallkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Merkel së bashku me Ministrin Federal të Ekonom isë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteveBallkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë” tha për ATSH
Zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert.

Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre.

Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës Evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Kancelarja Federale do të përshëndesë më 28 gusht, rreth orës 15:20 kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune.Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30″ thuhet me tej ne njoftimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori