Zbardhet arsyeja, pse vdiq i riu në burgun e Korçës
Pëlqej
Ditën e sotme në Korçë ka humbur jetën një i ri në komisariatin e këtij qyteti pasi ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje.

Sipas policisë në trupin e të riut Enea Ftoj nuk janë konstatuar shenja dhune, por duket se uniformat blu e kanë mbyllur këtë çështje me faktin se Ftoj ishte përdorues droge.

Njoftimi paraprak i Policisë së Korçës:

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori