Zbardhen zonat e thella. Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët
Pëlqej
Ashtu sikundër ishte parashikuar edhe më herët, zonat e thella janë zbardhur nga dëbora. Sinoptikanët parashikojnë shira te dobet ne bregdet dhe zonat e ulta dhe reshje te pakta debore deri ne 10 cm ne zonat malore, verilindore dhe juglindore.

Qe nga dita e martë dhe deri në fund të javes pritet moti i kthjellët, por i ftohtë. Në disa zona veriore ka pasur ngrica dhe reshje dëbore gjatë natës, ndërkohë që në veri dhe juglindje temperaturat kanë qenë nën 0 gradë.

Në akset Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Bajram Curri ka pasur ngrica, po ashtu edhe në Fushë-Arrëz-Kukës dhe Fushë-Arrëz-Gjegjan.

Raportohet se ka prani bore në rrugën e Iballës, ndërsa në Kukës dëbora në zonat malore shkon nga 10-20 centimetra. E zbardhur nga bora është edhe “Rruga e Kombit”, ku bora ka shtruar deri në 4 cm. Probleme me ngricën dhe reshjet e borës ka dhe në Bulqizë dhe aksin Bulqizë-Peshkopi dhe Qafë e Buallit-Krastë. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016, ora 14:51
Tage: zonat reshje
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori