Momenti kur paraqitet në SPAK “boss-ja” e Inceneratorëve që mbledh kanaçe (VIDEO)

E moshuara që mbledh kanaçe, Merita Hajdari, e cila figuron pronare e kompanisë së aferës së inceneratorëve, është paraqitur vetë në SPAK.

Një tjetër e moshuar ka shkuar sot dyerve të SPAK për skandalin e evazionit fiskal, ku janë të përfshira 24 kompani.

Sot në SPAK është paraqitur Merita Hajdari, pasi rezulton se emri i saj të jetë përfituese e kompanive prej miliona euroshe. Por Merita Hajdari rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve, pasi në të vërtetë rezulton se ajo mbledhësh kanoçe.

E moshuar vjen në SPAK, pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në aferën e inceneratorëve.