Zbardhen taktikat, ja emrat e fshehtë të gjyqtarëve shqiptar
Teksa më herët portali "Albeu" raportoi për disa gjyqtarë të cilët kanë ndryshuar datën e lindjes vetëm që mos të dalin në kohën e duhur në pension, një tjetër manovër e tyre tashmë është bërë publike.

Përpos politikanëve dhe krerëve të institucioneve kushtetuese, edhe gjyqtarët kanë ndryshuar gjeneralitetet në kohë të ndryshme, kryesisht për arsye estetike, por edhe për të fshehur të kaluarën e tyre.

Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin.

Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria. Ai i shpëtoi shkarkimit, raporton "Shqiptarja".

Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe.

Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu. Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë Petrit Vejzadi. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori