Në vitet 2000 mori peng dhe vrau një kambist, 41-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë ishte babai i dy fëmijëve! Pista ku po heton policia

Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i mbrëmshëm në Vlorë pranë Kishës Orthodokse.

41-vjeçari Leartiad Keka i cili mbeti i vrarë nga atentati i një nate më arë, ka qenë i dënuar me burg, pasi në vitet 2000 bashkë me një perosn tjetër kanë marrë peng dhe me pas kanë vrarë një kambist, në tentativë për t’i grabitur një shumë parash.

Keka u dënua në vitin 2005-së për vrasje, dhe qendroi për një kohë të gjatë në burg.

Pas daljes nga burgu ai punonte me mjetet lundruese, ku në sezonin e verës bënte transport turistësh drejt Sazanit apo Karaburunit, ndërsa ishte i martuar dhe kishte dy femijë.

Leartiad Keka ka qenë duke lëvizur me motor ndërsa ka parë një makinë “Audi” me targa italiane që po e ndiqte. Ai ka tentuar të largohet ndërsa është rrëzuar nga motori, autorët e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar me breshëri.

Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitar okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë.

Vrasja e ‘KAPITENIT’ në Vlorë, policia: Janë bllokuar pikat kryesore të qytetit për kapjen e autorëve!

Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinjë kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë.

Makina e ka goditur me breshëri Kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej, në fund qitësi ka dal jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.

Mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit Kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë.

Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dal nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit dyshohet në kokë.

Ngjarja në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit. Audi më pas është larguar me shpejtësi duke dal nëpër lagje, në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit të Vlorës.

Autorët kanë djegur në aksin Kotë Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira. 15 -20 minuta maksimumi ka zgjatur e gjithë ngjarja në fjalë.


Shtuar 10.09.2023 10:01