"Përgatituni për zgjedhje", zbardhen porositë e forta të Bashës për Kolegjin e Kryetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar Kolegjit të Kryetarëve që të punojnë si të ketë zgjedhje nesër.

Mbledhja e sotme e 61 krerëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë kishte në fokus riorganizimin e partisë, shkruan A2.

Ka qenë një porosi e rëndësishme e zotit Basha që u është deleguar atyre, duke u nisur nga fakti se gjatë gushtit në të gjitha degët e PD-së ka pasur riorganizim të strukturave dhe mbi këtë analizë është bërë edhe mbledhja e pasdites së të shtunës.

Duket se Partia Demokratike do ta përshpejtojë parapërgatitjen për zgjedhje.

Ndërkohë, sot Basha ka takuar edhe zotin Eduard Selami, ish-kandidati për kreun e PD-së përballë Bashës. Selami është kthyer sot në selinë blu dhe ka pasur një takim kokë më kokë me Bashën. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Basha ka takuar edhe kreun e LSI-së, Monika Kryemadhin, për të diskutuar mbi aksionin opozitar që do të vijojë të shpeshtohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Nesër paradite pritet të jetë edhe mbledhja e përbashkët mes Kryesisë së PD dhe grupit të ish-deputetëve, për të diskutuar mbi aksionin e radhës përballë mazhorancës.
Shtuar më 28/09/2019, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori