Zbardhen përgjimet, Dalipi-Hoxhës:Ka ngri uji, s'lajmë dot qentë
Gazeta "Panorama" ka siguruar bisedat e përgjuara referuar trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakës. Të dyshuarit kanë kryer komunikime me gjuhë të koduar me njëri-tjetrin, duke shmangur përdorimin e fjalëve, të cilat mund të ngrinin dyshime. Në një bisedë të datës 13 janar, i dyshuari Arjan Dalipi i thotë Ermal Hoxhës se nuk mund të punohej nga i ftohti.

"Kanë ngri markuçët (tubat). Nuk i lajmë dot qentë sot", i është përgjigjur Dalipi. Sipas Prokurorisë, përmes përgjimeve telefonike është zbuluar se dy shtetasit koumbianë, Cesar Avila dhe Valther Moren Moreno, më 13 janar janë shoqëruar nga Ermal Hoxha, i cili i ka marrë në ambientet e magazinave ku ishte ndërtuar laboratori dhe i ka kthyer në Tiranë.

Po nga përgjimet ka rezultuar se të nesërmen e kësaj dite, Ermal Hoxha, përmes komunikimeve në telefon i kërkon Kelmend Dalipit të shoqëronte dy shtetasit kolumbianë. Nga vëzhgimet e mëvonshme është vënë re se në 10:30, Kelmendi ka mbërritur në laboratorin e Xibrakës me mjetin e tij, nga i cili kanë zbritur dy shtetasit kolumbianë. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori