Mbledhja e përbashkët
ndërmjet Qeverisë së
Republikës së
Kosovës dhe Qeverisë së
Republikës së Shqipërisë mbahet me 26 nëntor, me fillim prej orës 10:30 në Pejë.
Mësohet se dy qeveritë heqin roamingun por ende e paqartë nëse do të hiqet kufiri. Ndërkaq Kosova më në fund hap pikë doganore në Durrës,raporton indeksonline.
Rendi i ditës
1. Hapja e mbledhjes dhe fjala e Kryeministrit të
Republikës së
Kosovës, Ramush Haradinaj, pasuar nga fjala e Kryeministrit të
Republikës së Shqipërisë, Edi Rama (secila fjalë do të jetë rreth 8 min)
2. Informimi i kabineteve lidhur më të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të
Republikës së
Kosovës në Portin e Durrësit.
3. Informimi i Kabineteve lidhur me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë.
4.
Nënshkrimi i Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme
ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të
Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së
Kosovës.
5.
Nënshkrimi i Protokollit për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, në mes të Ministrisë së Financave të
Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së
Republikës së Shqipërisë.
6.
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.
7.
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit
ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të
Republikës së Shqipërisë.
8.
Nënshkrimi i Protokollit
ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të
Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të
Republikës së
Kosovës, për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis
Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së
Kosovës.
9.
Nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e Rinisë.
10.
Nënshkrimi i marrëveshjes
ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës së
Kosovës për bashkëpunim, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.
11.
Nënshkrimi i Marrëveshjes
ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës së
Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
12.
Nënshkrimi i Projekt “marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë,
ndërmjet ministrisë shëndetësisë dhe mbrojtës sociale të
Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së
Republikës së
Kosovës.
Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 17:35