Ky është studenti i infermerisë që vrau mes Tiranës 21-vjeçaren

Pëlqej
Aldosen Beluli ka qëlluar për vdekje vajzën të cilën dashuronte pranë QSUT.

Pas këtij krimi të rëndë, edhe vetë studenti i infermerisë ka qëlluar mbi veten, dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë "fakultetit të Mjekësisë" në Tiranë.

Viktima është një studente e vitit të tretë të degës Drejtësi, Ariela Murati, nga Fieri.

Djali që shikoni në galerinë bashkëngjitur lajmit është autori i këtij krimi të rëndë që ka trinditur Tiranën.

Mësohet se e reja ishte duke shkuar në shtëpinë e motrës së saj, e cila jeton pranë Shkollës së Bashkuar, ku riu i zuri pritë dhe nuk i ndali plumbat ndaj saj.

Policia bën me dije se ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja, armën e krimit si dhe celularët e dy të rinjve.

Njoftimi i policisë

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. /albeu.com/




Shtuar më 21/01/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori