Zbardhen emrat, kush janë tre shqiptarët e arratisur nga burgu grek
Pëlqej
Mediat greke kanë zbuluar emrat e shqiptarëve që u arratisën në datë 19 Qershor nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës.

Ngjarja kë ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës,sipas orës lokale, kur tre shtetasit shqiptarë janë arratisur nga policia e lagjes "Argjirupi" në Athinë, pasi kanë sharruar kangjellat e tualeteve të paraburgimit dhe janë hedhur nga 10 m lartësi.

Të arratisurit janë: Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahir, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj.

Shqiptarët janë të moshën 34 vjeç deri në 47 vjeç. Mësohet se vlera e vjedhjeve të tyre shkonte mbi 400 mije euro. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori