Zbardhen emrat e 7 të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm në Shkodër
Pëlqej
Nga ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku një shpërthim eksplozivi ka shkaktuar 7 të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Burimet policore bëjnë të ditur se objektiv i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit.

Ndërkohë që mësohet se të lënduar apo plagosur nga ky shpërthim kanë mbetur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra, Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Eksplozivi mësohet se ishte vendosur në një automjet Fuoristrade, ndërsa ka shpërthyer pasi drejtuesi i tij kishte zbritur nga makina.

Si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë, veç Kullës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori