Zbardhen detajet: Viktima më e re nga COVID-19 është një 50-vjeçare nga Tirana
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga COVID-19 5 persona të prekur.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë një 50-vjeçare nga Tirana dhe një 74-vjeçar nga Fieri.

Gjithashtu në spitalet Covid ndërroi jetë një 70-vjeçar nga Elbasani, një 59-vjeçar nga Durrësi, si edhe një nga 74 vjeçar nga Burreli.

Në total kanë ndërruar jetë 250 persona në vendin tonë.

Në spitalet Covid raportohet se 7 pacientë të tjerë janë aktualisht të intubuar.

Janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit 152 qytetarë, ndërsa janë shëruar 148 persona. /albeu.com/


Shtuar më 23/08/2020, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori