Aspak e penduar për puthjen në ekran me Butrintin, Kiara Tito: Pata një ndryshim të madh (FOTO LAJM)

E ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, Kiara Tito ka kujtuar një nga momentet më të bujshëm si prezantuese e “Select”. Ajo ka pranuar se puthja me Butrint Imerin në emision ndikoi menjëherë tek ndjekësit e saj.

“Unë që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim shumë të madh edhe në rrjetet sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe Selecti erdhi më mbarë”, ka pohuar Kiara, duke treguar se kjo histori e bëri edhe më të njohur për publikun.

Historia rozë me Butrintin bëri që të dy të përfliteshin gjatë, por tani secili prej tyre e ka lënë pas këtë moment.


Shtuar 26.03.2022 11:55