Zbardhen detajet, si u ekzekutua nga pastori 22-vjeçari shqiptar në Itali
Jënë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Andrea Ndoja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës dhe sipas mediave italiane, autori, Giulio Sale, në të kaluarën ka tentaur të vrasë edhe një shqiptar tjetër.

Shoku i Andrea Ndojës deklaroi para karabinierëve se disa muaj më parë Sale ka tentuar t'a vrasë me thikë.

Ngjarja nuk është denoncuar në polici dhe nuk ka as raport mjekësor, çka e bën të pamundur verifikimin.

Mësohet se mes viktimës dhe pastorit ka pasur probleme por ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes.

Ngjarja:

Fillimisht u raportua se ngjarja ka ndodhur në banesën e të riut por sot mediat italiane shkruajnë se ka ndodhur në një lokal.

22-vjeçari shqiptar ishte duke darkuar me dy miq, në Sinalunga, në një banesë në rrugën Umberto I, kur mbërriti Sale, i cili kishte bërë tetë kilometra në këmbë për të shkuar atje.

Pas një debati jashtë lokalit, pastori e ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë, dhe vetëm pak minuta më parë ai ka humbur jetën. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2018, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori