Zbardhen detajet: Si ra në pranga djali i deputetit pas dhunës barbare
Pas shumë akuzave publike, policia e Krujës ka vënë në pranga djalin e deputetit të PS, Rraja.

Duket se ballafaqimi mes dy të rinjve Rexhep Rraja dhe 25-vjeçares Xhisiela Malokut ka qenë edhe prova përfundimtare që ka bindur prokurorinë e Krujës për të kërkuar arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Mësohet se Rexhep Rraja është është arrestuar sot paradite pranë një biznesi makinash me qira në Rinas. Në momentin e arrestimit, i riu nuk ka bërë rezistencë në momentet e arrestimit nga policia.

Mësohet se dje dy të rinjtë janë ballafaquar në komisariatin e Krujës për orë të tëra por dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore për sa i përket ditës së dhunimit të 25-vjeçares, raporton news 24.

Ata kanë dhënë data dhe orë të ndryshme për vendndodhjen e tyre. Me sa duket edhe administrimi i akt eskpertimit teknik të qelizave të telefonave të të dy të rinjve ka mbështetur dëshminë e Xhiseila Malokut. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2018, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori