Flet kamerieri: Çfarë pashë kur u plagos Andi Mustafaraj
Kamerieri i lokalit ku ndodhi sot atentati ndaj 29 vjeçarit, Andi Mustafaraj, ka rrëfyer në detaje çfarë ka ndodhur në ato çaste. Pasi ai i ka çuar porosinë personit që u plagos, i cili ka qënë klient i zakondshëm, bën me dije se të shtënat i ka dëgjuar pasi ka shkuar tek banaku.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klientlokal dhe sapo ishte kthyer në banak, dëgjoi të shtënat.

“Ishte frekuentues i rregullt, e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”, ka thënë ai.

Kamarieri ka shtuar më tej se i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori