Zbardhen detajet, ja si u identifikua vrasësi i Artan Cukut
Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e të dyshuarit të vrasjes së komisarit Artan Cuku prillin e këtij viti, Mikel Shallari nga Kuçova, por me banim në ‘Qytetin Studenti’. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Klodiana Lala tha se Mikel Shallari u identifikua nga bluza e tij që hodhi në kosh pas vrasjes së Artan Cukut si dhe nga gjurmët e ADN-së së tij, shkruan Balkanweb.

“Në fakt ngjarja e ekzekutimit të Artan Cukut lëvizi të gjithë policinë shqiptare sepse ishte një punonjës që kishte shërbyer në Polici. Vrasësi bëri një gabim në fakt sepse gjatë rrugës për t’u larguar pas vrasjes, ai ikën në këmbë dhe pas 800 metrash ka zhveshur rrobat dhe i ka hedhur në një kosh plehrash. Gjatë kontrolleve është gjetur bluza e tij dhe gjurmë ADN-je”- tha Lala.

Ndër të tjera gazetarja Lala u shpreh se Mikel Shallari rezulton i dënuar në Zvicër për trafik droge dhe policia shqiptare ka bashkëpunuar edhe me nga vendet e BE-së.

“Policia ka pasur informacion edhe nga vendet e BE-së nëse ky person rezultonte me precedentë. Mikel Shallari ka qenë i dënuar më parë në Zvicër për trafik droge dhe ato janë treguar të gatshme për të ofruar ndihmën. Agjentet e Krimeve janë vënë në ndjekje të tij duke e përgjuar dhe fotografuar. Rezulton se 24-vjecari është ekzekutori, por dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Urdhëruesi është një person që është njohur në burgjet zvicerane me ekzekutorin dhe policia është treguar disi e rezervuar me shpresën se do arrestonte edhe porositësit”- tha Lala. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori