Zbardhen detajet/ Çfarë ndodhi me “operacionet” për kapjen e Balilit
Gjatë ditës së sotme u raportua se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Sarandës kanë kryer operacion për kapjen e Klement Balilit.

Janë zbardhur detaje nga brënda Policisë për këto lëvizje të uniformave blu. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një operacion të veçantë, por për kontrolle në disa zona të ndryshme të Delvinës.

Shkak për këtë janë bërë një “bum” informatash nga qytetarët, që mendojnë se kanë parë Klement Balilin në zonë.

Ndërkohë informacionet sa vijne e shtohen pas shperblimit prej 50 milione lekesh qe policia ka vene per Balilin.
Mbi këto informacione grupe të vogla efektivësh të FNSH-së janë angazhuar fillimisht në konfirmimin e informacioneve për zonat e dhëna, pa krijuar tërheqje të vëmendjes së qytetarëve mbi operacionet e kërkimit.

Ato janë vendosur edhe në Delvinë, në zona rreth Tiranës dhe ato kufitare, raporton “Panorama”.

Sot është ushtruar kontroll sërish në banesën e tij dhe të vëllezërve. Po kështu, kontrolle janë ushtruar edhe në disa banesa në fshatin Stjar.

Operacioni ka përfunduar duarbosh, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë nga Klement Balili, në kërkim prej disa muajsh./Albeu.com/



Shtuar më 03/02/2017, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori