Zbardhen detajet e takimit "sekret", çfarë i kërkoi Rama Metës
Pëlqej
Ditën e djeshme u zhvillua një takim në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Pavarësisht se takimi u bë publik, palët nuk kanë shpërndarë asnjë informacion zyrtar për atë se çfarë është diskutuar në takim midis lidërve.

Burime pranë tyre bëjnë me dije se temë kryesore ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë.

Rama i ka kërkuar plotfuqishmërinë presidentit Meta për të firmosur marrëveshjen me fqinjin jugor.

Negociatat për këtë çështje pritet të përfundojnë së shpejti dhe nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet të ndodhë brenda këtij muaji.

Qeveria pretendon se ka negociuar me palën greke një marrëveshje të re dhe që ruan sovranitetin e vendit, ndërkohë që opozita thotë të kundërtën. /albeu.com/


Shtuar më 14/06/2018, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori