Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja në Vlorë në orët e para të mëngjesit të së mërkureës ku është
gjetur pa jetë
trupi i një 34
vjeçari.
Trupi në fjalë u gjet nga banorët e zonës të cilët të alarmuar kanë lajmëruar policinë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 34
vjeçari kishte shenja në kokë dhe plagë me armë zjarri në shpatull.
Kreshnik Dashaj kishte lënë punën rreth orës 24:00 të natës për tu kthyer ne shtëpi.
Trupi i pajetë është
gjetur pak metra larg banesës së tij. Në afërsi të rrugës ku është
gjetur trupi i pajetë mungonte gjatë natës energjia elektrike.
34
vjeçari kishte lindur në fshatin Lubonjë të
Vlorës, ndërsa ishte vendosur në zonë rreth 10-12 vjet më parë. Punonte në një fabrikë këpucësh në qytetin e
Vlorës dhe ishte babai i një fëmije 7 vjeç.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 16:21