Zbardhen detajet e krimit mafioz: 26 plumba mbi ish-policin, 6 mbi të dashurën
Pëlqej
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

Nga raportimet e para mësohet se autori, identiteti i të cilët ende nuk dihet ka parkuar makinën dhe ka pritur çiftin pranë hyrjes së pallatit.

Sapo autori i ka parë të afroheshin, ka qëlluar me breshëri plumbash.

Në këto momente Bërçana ka tentuar të largohet duke ecur me makinë por është përplasur në tunelin e pallatit.

Ndërkaq, autori e ka ndjekur, dhe ka qëlluar me armë nga xhami i makinës.

21 plumba janë derdhur me breshëri mbi trupin e ish-efektivit dhe 6 të tjerë në trupin e bashkëjetueses së tij ndërsa fëmija i tyre 2 vjeçar shpëtoi mrekullisht.

Pas ngjarjes, autori, shtatlartë, referuar pamjeve nga kamerat e sigurisë, është futur në mjetin e tij tip Benz C Class dhe është larguar pas orës 1:30, duke u gdhirë e dielë. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2018, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori