Zbardhen detajet e atentatit ndaj biznesmenit qipriot dhe lëvizjet e shqiptarëve
Policia qipriote raportohet se është vënë në lëvizje për kapjen e shqiptarit Aleks Burreli, akuzuar si atentatori i biznesmenit qipriot Fano Kalopsidioti.

Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vdekur një çift policësh që ishin së bashku me biznesmenin dhe shqiptari tjetër, Jani Vogli. Duke iu referuar hetimeve të policisë vendase, mediat greke bëjnë me dije se policia qipriote ka nisur kontaktet me atë shqiptare për të shkuarën e dy shqiptarëve dhe lëvizjet e tyre.

Sipas tyre, autoritetet e vendit tonë kanë konfirmuar se Burreli dhe Vogli janë nisur nga Tirana më 7 Maj për në Stamboll. Një ditë më vonë, ata kanë shkuar në Qipro, më 8 Maj.

Të njëjtat burime shtojnë se autoritetet dyshojnë se ka qenë edhe një person i tretë që ka ndihmuar Aleks Burrelin të arratisej, pasi ai është parë nga dëshmitarët të largohej duke çaluar nga vendngjarja.

Policia e Qipros dyshon se ky atentat është vazhdim i disa akteve të tilla kriminale të ndodhura edhe disa vite më parë, që ka lidhje me një vrasje të pesë-fishtë në vitin 2012. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2016, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori