“Yuri Kim më nderoi”, Berisha komenton mos-pjesëmarrjen në koncertin për 100 vjetorin me SHBA-në

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ish-kryeministri Berisha u pyet për mungesën e tij në koncertin për 100 vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve me SHBA-në.

Berisha u shpreh se e quan nder që nuk mori ftesë nga ambasadorja Kim për të marrë pjesë në koncert.

Pyetja: Si u ndjetë dje që u morën pjesë të gjithë figurat e njohura, ju mungonit në këtë festë

Sali Berisha: Zonja Kim, duke mos më ftuar më nderoi. Kjo në fakt, ajo me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Ramën dhe mafian e George Soros më shumë se kushdo tjetër për imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicional të të gjitha trojeve. Jo nderoi por turpëroi me figura si Taulant Balla e të tjerë, ky është qëndrimi im, i bindur që asgjë nuk më lëkund me besimin te SHBA si vend i madh i lirisë. /albeu.com