Zbardhen detajet/ Aksidentohet Albin Kurti, nuk pranon ambulancën
Një aksident ka ndodhur minuta më parë në Tiranë, ku është aksidentuar kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti.

Ngjarja ka ndodhur te rruga e Rinasit, pranë Kasharit.

Eskortës që shoqëronte Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët.

Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurti nuk është lënduar. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar.
Shtuar më 20/10/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori