Zbardhen detaje të tjera/ Vrasësi shqiptar që masakroi çiftin ka vjedhur identitetin
Janë zbuluar detaje të tjera nga shqiptari që kërkohet në Britani për masakrimin e një çifti pensionistësh. i njohur me emrin Ali Qazimaj, 42 vjeç, i cili 20 vjet më parë shkoi në Britani duke përfituar azil si refugjat lufte nga Kosova.

Por, autoritetet britanike thonë se kanë zbuluar se Ali Qazimaj e ka të vjedhur këtë identitet. Ai i ka marrë identitetin një shtetasi kosovar, i cili është arrestuar dje në Pec të Kosovës për shkak të urdhrit ndërkombëtar.

Ndërkohë, pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se vrasësi i ka vjedhur identitetin e plotë, atësinë, datëlindjen dhe gjithçka kosovarit.

Qazimaj, i cili vrau çiftin anglez për pronësinë e një shtëpie, mendohet se ka udhëtuar në Francë pas krimit me një identitet tjetër italian.

Gjithashtu ka dyshime se mund të tentojë të kthehet në Shqipëri./Albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori