Zbardhen detaje të tjera për vetëvrasjen e inspektores së Policisë (FOTO LAJM)

Është përcjell për në banesën e fundit policja e vetëvrarë në qytetin e Sarandës. Rreth orës 16.00 të së shtunës, Jeroldina Iljazi, efektivja e policisë që i dha fund jetës në banesën e saj në Sarandë është varrosur nga familjarët.

Qindra qytetarë të Sarandës, mes të cilëve shumë efektivë policie, morën pjesë në ceremoninë mortore të së resë.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, janë zbardhur edhe detaje të reja lidhur me aktin e vetëflijimit të Jeroldina Iljazit, shkruan Panorama.

Bëhet me dije se ajo e ka qëlluar veten në kokë, pikërisht në momentin kur në banesë ka hyrë një efektiv policie, koleg i saj, që e kërkonte për të nisur turnin e mbrëmjes.
Portën e shtëpisë mësohet ta këtë hapur gjyshja e sapo ajo ka mirëseardhur efektivin e policisë, nga dhoma e 25¬vjecares, është dëgjuar një e shtënë.

Sipas burimeve, e reja vuante së tepërmi gjendjen e rënduar financiare të familjes, por mbi të gjitha depresionin e së ëmës, e cila siguronte jetesën prej vitesh duke dalë me një peshore poshtë banesës për të siguruar disa qindarka.

Kolegët e 25¬vjecares Iljazi, janë shprehur me superlativa për karakterin e saj miqësor e të dashur, duke shprehur habi për aktin e ndërmarrë nga ana e saj, pavarësisht probleme familjare të cilat ata i dinin shumë mirë./Albeu.com/
Shtuar më 13/08/2016, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori