Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Isuf Brahimajt
Pëlqej
Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz me eksploziv c4 të biznesmenit të ndërtimit, Isuf Brahimaj. Sipas grupit të hetimit, viktima Brahimaj, 24 orë para ngjarjes ka qenë pothuaj gjatë gjithë kohës në hotelin, të cilin e kishte ndërtuar e që po përgatitej për inaugurim.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 8 persona, kryesisht të rinj, të skeduar nga policia, të cilët më pas janë lënë të lirë, për shkak se kanë pasur alibi të forta.Dy djemtë e familjes Brahimaj ishin kërcënuar me jetë disa herë, nga persona të cilët nuk janë identifikuar nga policia.

Burime të besuara për “GSH” thanë se Bashkim Brahimaj, vëllai i viktimës, Isuf Brahimaj, ishte drejtuar disa herë në dyert e policisë dhe prokurorisë për të denoncuar kërcënimet që kishte marrë për jetën e tij dhe të familjes. Madje, ai ka pohuar para hetuesve dhe oficerëve, se kërcënime të shumta kishte marrë dhe i vëllai. Por, pavarësisht këtyre denoncimeve, policia dhe prokuroria nuk ka dërguar prapa hekurave ndonjë të dyshuar.

Nderkohë që hetuesit kanë marre në pyetje edhe Ornela Gjinin, 19- vjeçarja, e cila mbeti e plagosur nga atentati me eksploziv në Vlorë.

“Pacientja ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të gjymtyrëve.Rezulton se djegia është rreth 80 përqind, ndërsa kjo mund të shkaktojë edhe infeksion në organet jetike për pacienten. Megjithatë është ende herët për të folur për kalim të rrezikut, pasi janë vetëm ditët e para. Është koshiente, megjithatë për ngjarjen thotë se nuk mban mend gjë. Të njëjtat fjalë u tha edhe policëve, që erdhen për ta marrë në pyetje, pasi dolën nga operacioni.
Ata e pyetën se mos i kujtohej ndonjë detaj i rëndësishëm, por iu tha se nuk mbante mend gjë,” theksuan mjekët. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori