Zbardhen detaje të reja nga grabitja në Rinas
Pëlqej
Prokuroria ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rolin e Fatjon Xhyliut, punonjës i kompanisë private që transportonte rreth 3.8 milionë euro më 3 dhjetor të vitit 2015.

Sipas Prokurorisë, Xhyliu ka qenë në oborrin e punës kur ka dërguar shoferin e blindit, duke i thënë: Kush do të vijë me mua sot në Rinas?”, pyetje që e ka bërë rreth orës 12 të drekës.

“Pasi ka marre vesh për rrugën qe ishte gati te behej, shtetasi Fation Xhyliu i ka nisur mesazhin shtetasin Neim Avdulaj, duke i shkruar “makina po del tani prej parkut””, sqaron Prokuroria.
Sipas organit të hetimit, shtetasi Ditjon Memlika ka qenë në një detyrë tjetër brenda Tiranë atë ditë, duke lëvizur me ngarkesën e një banke tjetër.

“Pas nisjes se mesazhit, Xhyliu ka fikur telefonin dhe ka shkuar te luaje me shokët me letra. Rreth orës 14:00 te kësaj date, përgjegjës i grupit, i ka thënë të merrnin pajimet dhe të shkonin me të, pa i lajmëruar se çfarë kishte ndodhur. Pasi ka shkuar në Qafe Kashar, shtetasi Fation Xhyliu mësoi qe vjedhja ishte mundur te realizohej dhe personat ishin larguar me paratë e marra nga blindi”, thotë më tej ai.

Kodi i pulës – Ndërkohë, disa ditë më vonë pas grabitjes, rreth mesit të muajit dhjetor, shtetasi Fation Xhyliu është kontaktuar nga Neim Avdulaj në telefonin e tij dhe i ka thënë: “kam ardhur tek shtëpia jote në fshat në Lushnjë, a ta marr një pulë këtu tek shtëpia jote?”

Pyetjes, Xhyliu i është përgjigjur me pohim: “Merre!”. Pas kësaj, prokuroria thotë se ai ka fikur telefonin.

“Ky ishte sinjali që Neim Avdulaj kishte vendosur me Fation Xhyliun, për të lënë të hollat qe i takonin nga vjedhja me arme e ndodhur. Shuma nuk ka qene e përcaktuar, por ajo do te kushtëzohej nga sasia e të hollave te vjedhura”, thuhet më tej.
Xhyliu lë punën dhe merr kutinë në Lushnjë – Ne muajin dhjetor 2015, shtetasi Fation Xhyliu është larguar nga kompania e sigurisë dhe është kthyer në fshat, ku ka marrë vesh nga babai i tij se Neim Avdulaj kishte lënë një porosit për të.
Sipas Prokurorisë, ai i kishte dhënë një kuti dhe e kishte porositur ta mbulonte dhe t’ia jepte Fationit pasi të vinte, i cili kishte dijeni se çfarë fshihej brenda saj.
“Pasi e ka marre kutinë, shtetasi Fation Xhyliu shpjegon se ka pare ne te një sasi të hollash, te cilat ishin 48.000 pound dhe 25.000 USD si edhe kartëmonedha të tjera ne valutë të huaj. Sipas llogarisë shuma kapte vlerën e 100.000 euro, apo edhe pak më shumë”, thotë Prokuroria.

Këmbimi dhe fshehja e parave – Në mars të vitit 2016, sipas hetimeve, Xhyliu ka nisur këmbimin e parave në pika këmbimi valutor në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa pjesën e mbetur e ka fshehur në katin e dytë të banesës.

“Një pjesë e parave të janë shpenzuar për të riparuar shtëpinë në Lushnjë dhe Tirane, si edhe duke marre me qira një dyqan parukerie ku punon bashkëshortja e tij. Pjesën tjetër te të hollave, shtetasi Fation Xhyliu i ka fshehur ne banesën e tij në fshat, ne dyshemenë e katit të dytë, poshtë dërrasave”, thonë hetuesit.

“Me proces verbalin e sekuestros të datës 12/02/2017, në banesën e shtetasit Fation Xhyliu, në Ngurrëz Lushnjë, ne katin e dytë të saj, ne dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, u sekuestruan dhe administruan ne cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, te cilat ne total janë 48 copë kartëmonedha të prerjes 100 euro, 1430 copë kartëmonedha te prerjes 20 pound”, thotë Prokuroria gjithashtu.

Në total janë sekuestruar 4 800 euro si dhe 1860 paund./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori