Zbardhen detaje nga takimi, Rama i kërkoi firmën por Meta refuzoi…
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta sot u takuan në orën 10:00 në hotel “Tirana”.

Ky takim pritej që të ishte vendimt mbi të ardhmen e koalicionit, por pavarësisht se Meta mbërriti në hotel “Tirana” me marrëveshjen e nënshkruar 4 vite më parë mes tij dhe Ramës, në përfundim të takimit, ai u shpreh se fati I koalicionit nuk është gjëja më e rëndësishme.

Mësohet se gjatë takimin prej 90 minutash, Rama kërkoi nga Meta që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së.

Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim. Ai ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin.

Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill, shkruan Panorama.

Po keshtu, ne lidhje me krizen politike, Meta ka propozuar qe si ndermjetesues mes paleve te jene perfaqesues te PPE-ve, pra Partive Popullore Europiane, qe jane parti te djathta./Albeu.com/

Shtuar më 15/04/2017, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori