Zbardhen detaje nga takimi Bushati-Kotizas në Korçë
Pëlqej
Vetëm pak pas përfundimit të takimit mes Bushatit dhe Kotzias, është zbardhur deklarata zyrtare e takimit.

"Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, shkruhet në deklaratë.

“Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në viji,” thuhet më tej. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori