Zbardhen detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës: Ja çfarë u gjet në makinë
Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i Hekuran Billës në maj të vitit 2020 në zonën e Komunës së Parisit.

Për këtë krim, dy të dyshuarit kryesorë janë Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastjan Mali.

Hetimet kanë zbuluar se në automjetin Nissan Micra që mori me qira i dyshuari Mali, janë gjetur 3 fije floku nga ku janë përfituar dy kampione ADN.

Pritet që të krahasohen me kampionet e dy të dyshuarve dhe të zbardhet një pjesë e rëndësishme e ngjarjes kriminale.

Burime nga prokuroria se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarit, dajë e nip, të cilët sipas prokurorisë organizuan dhe ekzekutuan Billën për motive hakmarrje, përderisa ai kishte vrarë në 2006 në Britaninë e Madhe, të afërmin e tyre Prel Marku, 22 vjeç, shkruan bw.

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila ishte partnerja e Hekuran Billës, dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë viktimën.

Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet për këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.










Shtuar më 19/01/2021, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori