Zbardhen 4 emrat dhe 3 mbiemrat që përdorte Elvis Rroshi
UPDATE - Menjëherë pas arrestimit kanë filluar të dalin detaje të reja nga e shkuara e Elvis Rroshit.

Kështu, janë zbardhur 4 emrat që mbante kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, dy prej të cilëve diheshin deri më tani.

Përveç emrit Elvis dhe Ervin Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës ka mbajtur edhe dy emra të tjerë, Enver Rroshi dhe Bashkim Hallulli.

Përveç mbiemrit Hallulli, Rroshi ka mbajtur edhe një mbiemër tjetër i përafërt me mbiemrin aktual. Kështu, Rroshi është quajtur edhe Enver Proshi.

Kreu i Bashkisë së Kavajës u arrestua sot me urdhër të gjykatës, duke u akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Shtuar më 13/06/2016, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori