Zarf me plumba në tavolinë, kush e kërcënoi me vdekje Fatos Nanon?
Pëlqej
Ish-truproja personal i Sali Berishës, Ismet Haxhia në një intervistë për mediat ka folur për zhvillimet politike para dhe pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Gjatë një interviste për mediat, Haxhia ka zbuluar luftën brenda PS e cila shkoi deri në kërcënim për eleminim fizik.

Haxhia ka deklaruar se Rexhep Mejdani, në luftë për pushtet me Fatos Nanon, kërcënonte atë fizikisht duke i dërguar atij një zarf me plumba.

"Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD..."- deklaroi Haxhia në lidhje me ngjarje.

Fjala e plotë e Haxhias

Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij.

Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit.

Ndërsa Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit.

Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë.

Shtuar më 14/03/2018, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori