Zarf me plumb, kërcënohet Matteo Salvini
Një zarf me një plumb brenda i është dërguar ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, pak ditë para zgjedhjeve.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar vetë ministri i cili ka thënë se as nuk frikësohet dhe as nuk ndalet. “Ata as më frikësojnë dhe as nuk do të më ndalin”, është shprehur ai. Në zarf nuk kishte asnjë mesazh apo pretendime për ndonjë kërkesë.

“Më shumë se në politikë, që shpesh është hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën”, tha Salvini.
Shtuar më 21/05/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori