Anglia tenton rikthimin e tifozëve, Brighton – Chelsea me 2500 spektatorëve

Chelsea zhvilloi sot një miqësore ndaj Brightonit.

Në këtë takim gjeti golin e parë sulmuesi Timo Werner.

Por vëmendjen nuk e mori goli i gjermanit, por fakti që në stadium ishin lejuar një numër i caktuar tifozësh. Rreth 2500 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë ndeshje miqësore.

Tifozët ishin të distancuar me njëri tjetrin dhe e kanë zbatur këtë distancim me përpikmëri… të paktën derisa u bë goli.

Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që tifozët rikthehen në stadium në Angli dhe sigurisht fotot e tyre u bënë virale në internet.


Shtuar 29.08.2020 19:51