Zannieri: Duhet shume pune ne Mitrovice
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannieri ka përgëzuar drejtuesit komunalë të Mitrovicës për punën e bërë në krijimin e kushteve për sistemimin e banorëve romë në lagjen e tyre në jug të qytetit dhe mbylljen e kampeve në veri.Zannieri ishte i pranishëm në qytetin verior, ku ka zhvilluar një takim me udhëheqësit lokalë. Shefi i UNMIK-ut, ka shprehur besimin
se ky projekt do të gjejë mbështetje edhe nga donatorët, në mënyrë që sa më parë të krijohen kushte për largimin e banorëve nga kampet ku janë duke jetuar.

Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka vlerësuar se kthimi i të zhvendosurve është një gjest human, për të cilin komuna është duke bërë përpjekje që të krijojë kushte për të gjithë të zhvendosurit, pa dallim përkatësie etnike. Për këtë arsye, Rexhepi përmendi rindërtimin që ka nisur në Kroin e Vitakut.

Rexhepi vlerësoi se gjendja e atyre banorëve, të cilët jetojnë në kushte të rënda në kampet e veriut kërkon një angazhim të të gjitha strukturave vendore dhe ndërkombëtare, meqë niveli i lartë i ndotjes së ajrit me plumb paraqet rrezik për shëndetin e tyre dhe sidomos për fëmijët.
Shtuar më 14/05/2009, ora 22:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori