Zannier pergatitet per bisedime, Qeveria thote se nuk negocion per 6 pikeshin
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut , Lamberto Zanier, është në pritje të përgjigjes nga zyra e kryeministrit për takim me kreun e Qeverisë dhe liderët tjerë institucional.Në këtë takim pritet të diskutohet për çështjen e bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësi, i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, konfirmoi se kërkesa për takim është dërguar të premten por deri tani nuk kanë marrë përgjigje nga ana e Qeverisë.
Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se zyra e kryeministrit pritet të jap përgjigje pozitive sa i përket takimit me Zanierin, por ai përjashtoi çdo mundësi që Prishtina të hyjë në bisedime me Beogradin për çështjen e 6 pikëshit.

Zyra e shefit të UNMIK-ut në Kosovës, Lamberto Zaneir, e ka dërguar një kërkesë për takim me udhëheqësit institucional të vendit, për të diskutuar me ta, përmbajtjen e bisedimeve, të kreut të UNMIK-ut me zyrtarët serbë në Nju Jork, ku temë kryesore ka çështja e implementimit të raportit të Ban Ki Munit në të cilin është i përfshirë edhe plani gjashtë pikësh. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, ka konfirmuar sot se kërkesa është dërguar në zyrën e kryeministrit të premten dhe deri më tani nuk është kthyer përgjigjeje. Qëllimi kryesor i këtij takimi sipas Ivankos është informimi i liderëve kosovarë me përmbajtjen e diskutimeve të Zanerit me përfaqësuesit serbë në Nju Jork . Në këtë takim pritet të hapet edhe çështja e të ashtuquajturave bisedime teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por se kush do të ketë rol udhëheqës në këto bisedime ende nuk është vendosur.
“ UNMIK-u do të ketë rol në diskutimet teknike por marrë parasysh faktin se disa çështje tani më janë kompetencë e EULEX-it atëherë edhe akterët tjerë relevantë ndërkombëtarë duhet të involvohen dhe kjo është arsye pse Zanieri dëshiron të takohet me qeverinë por edhe me akterët tjerë ndërkombëtarë ”, tha Ivanko.
Ndërkohë zyra e kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar arritjen e kërkesës për takim. Zëdhënësi, Memli Krasniqi, tha se sipas të gjitha gjasave do të ketë përgjigje pozitive për takimin e kryeministrit me kryeadministratorin Zanieri. Mirëpo zëdhënësi i qeverisë përjashtoi çdo mundësi që Prishtina të pranoj hyrjen ne bisedime me Beogradit për të implementuar në teren raportin e Bani Ki Munit ku është i përfshirë edhe plani gjashtë pikësh. Krasniqi pohoi se për këtë cështje nuk do të lëshohet pe as para presionit që mund të behet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
“ Institucionet por ne veçanti, kryeministri dhe presidenti kanë dëshmuar se nuk i binden asnjë presioni kur janë në pytje interesat e shtetit të Kosovës . Dëshmia më e mirë për këtë është procesi i negocimit për ato 6 pikat e famshme të cilat tashmë janë të vdekura , pikërisht për shkak të qëndrimit të kryeministrit dhe presidentit “, tha Kransniqi.
Çështja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit lidhur me raportin Bani Ki Munit, ku është përfshirë edhe 6 pikëshi, është rihapur javën e kaluar nga ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq, gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Jork me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanieri. (rtk/albeu)
Shtuar më 02/02/2009, ora 18:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori