Zannier: Nuk ekziston plani për kthimin e doganës në veri të Kosovës
Albeu.com
Në një intervistë për radion Kontakt Plus të Mitrovicës, Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka ka deklaruar se tash për tash nuk ekziston asnjë plan për kthimin e pikave doganore në veri të Kosovës.
Në një intervistë për radion Kontakt Plus të Mitrovicës, Zannier ka thënë se duhet nisur dialogu për doganat në veri të Kosovës – gjë që kundërshtohet nga serbët e asaj pjese dhe nga përfaqësuesit e Beogradit.

Çështja e doganës është ndoshta një çështje që më shumë shikohet nga këndi politik, ka thënë Zannier, për të shtuar se kjo çështje megjithatë mund të shikohet edhe nga një këndvështrim neutral sa i përket statusit.
Shtuar më 03/08/2008, ora 15:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori