Zanier: Nevojitet dialogu politik, Kosove-Serbi
Albeu.com
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, është shprehur sot se është i nevojshëm një dialog i drejtpërdrejtë mes Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Kreu i UNMIK-ut, është i bindur se rifillimi i këtij dialogu, do të kontribuonte për normalizimin e gjendjes në Kosovë. Serbia që shpreson në një vendim pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare, është në favor të rihapjes së negociatave mbi statusin e Kosovës. Ndërkohë që Prishtina kundërshton çdo tentativë për të vënë në diskutim pavarësinë e saj nga Serbia, të shpallur që nga shkurti i 2008-ës dhe të njohur nga fuqitë më të mëdha botërore.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori