Reshje dhe stuhi shiu, si pritet të jetë moti sot

Fillimi i javës dt 02 Mars 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi të pjesshme në Veriperëndim.

Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 -2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të pësojnë rritje të konsiderueshme.

Zonat malore 7/17°C

Zonat e ulëta 10/24°C

Zonat bregdetare 14/22°C.


Shtuar 2.03.2020 07:25