Zanier denon sulmin dhe kerkon permbajtje
Albeu.com
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, sot e ka dënuar sulmin me bombë në Mitrovicë, nga i cili dje është vrarë një person dhe janë plagosur 11 të tjerë.Duke i shprehur ngushëllime familjes së mjekut të vrarë, Mehsud Xhekoviq, zoti Zanier ka bërë thirrje për “të gjitha palët për përmbajtje nga provokimet”, njoftoi zyra e tij. Shefi i UNMIK-ut mëtutje tha se shpreson se autoritetet do të ndërmarrin “masa urgjente, në mënyrë që kryerësit të nxirren para drejtësisë”.
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori